Superkupa e Peja 03

Superkupa e Peja 03

07/12/2025

Peja 03 për herë të parë ka fituar Superkupën e Kosovës te femrat.

Në një super finale të zhvilluar pikërisht në Pejë, aty ku u zhvillua turneu i Superkupës, vashat pejane fituan ndaj Bashkimit me rezultat 61:65.

Takimi ka qenë shumë emocionues nga fillimi deri në fund, duke dhuruar shumë emocione në palestër, derisa në fund ishin vashat pejane që fituan këtë trofe të çmuar në basketbollin e femrave.

MVP është shpallur Kiki Jefferson, e cila e përfundoi ndeshjen me 14 pikë, dhjetë kërcime e katër asistime, çmim që iu nda nga Drejtoresha e Sportit në Komunën e Pejës, Xheneta Sykaj, ndërsa trofeun kapitenes së Bashkimit, Arbnore Përquku ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners