Periudha e tretë vendimtare, kampionët fitojnë dhe dalin në vendin e parë

Periudha e tretë vendimtare, kampionët fitojnë dhe dalin në vendin e parë

16/12/2025

Trepça ka fituar sfidën e mbetur të javës së pestë të ProCredit Superligës ndaj Borës, me rezultat 72:90 (21:16, 15:23, 11:38, 25:13), që u zhvillua në Mitrovicë.

Me këtë fitore, kampionët dalin në vendin e parë me tetë fitore e tri humbje, derisa kjo ishte humbja e parë për prishtinasit pas katër fitoreve radhazi, kurse në përgjithësi kanë pesë fitore e gjashtë humbje.

Përballja në “Minatori” ka qenë mjaft interesant, ku fituesi u vendos në periudhën e tretë, që i takoi ‘Xehetarëve’ 11:38, duke vendosur fituesin.

Shaquan Jules kishte 25 pikë e 11 pikë te Bora, derisa te mitrovicasit, Drilon Hajrizi kishte 20 pikë, ndërsa Mikaile Tmusiq 14 pikë, pesë kërcime, pesë asistime dhe gjashtë topa të vjedhur.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners