Bora vazhdon serinë e fitoreve. Mposhtë edhe Go+ Pejën në Prishtinë.

Bora vazhdon serinë e fitoreve. Mposhtë edhe Go+ Pejën në Prishtinë.

24/01/2026

Bora e fitoi ndeshjen ndaj GO Pejës me rezultat 88:68, në një ndeshje të fortë me shumë duele dhe intensitet.

(26:17, 25:14, 18:21, 19:16)

Bora e nisi mirë takimin dhe që në çerekun e parë krijoi epërsi, duke qenë më e saktë në aksionet e para dhe më e fortë në mbrojtje. Go+ Peja u mundua të kthehet me disa realizime radhazi, por Bora e ruajti qetësinë dhe e mbylli çerekun e parë me avantazh 26:17.

Në çerekun e dytë, Bora e ngriti edhe më shumë ritmin. Vendasit i shfrytëzuan mirë gabimet e kundërshtarit, u treguan më të organizuar në sulm dhe arritën ta rrisin diferencën në mënyrë të qëndrueshme, duke shkuar në pushim me rezultat 51:31. Ky ishte momenti ku Bora e vendosi kontrollin e ndeshjes, me dominim në duelet fizike dhe menaxhim të mirë të posedimeve.

Go+ Peja pati reagim në çerekun e tretë dhe e fitoi këtë pjesë 21:18, duke tentuar ta ulë diferencën me energji më të madhe dhe me më shumë agresivitet në mbrojtje. Megjithatë, Bora nuk e lejoi që ndeshja të futet në zonë rreziku. Edhe kur Peja shënoi disa herë radhazi, Bora u përgjigj me aksione të qarta dhe e ruajti epërsinë, duke e mbyllur çerekun e tretë me rezultat 69:52.

Në çerekun e katërt, Bora e menaxhoi ndeshjen. U pa kontroll në ritëm, disiplinë në posedime dhe ruajtje e diferencës pa rrezikuar. Go+ Peja vazhdoi të luftojë deri në fund, por Bora i pati përgjigjet në momentet kur duhej dhe e mbylli takimin 88:68.

Në përgjithësi, ishte një paraqitje e kompletuar e Borës, me kontroll të rezultatit nga fillimi deri në fund, ndërsa GO Peja pati momente të mira sidomos në çerekun e tretë, por pa arritur ta ndryshojë rrjedhën e takimit.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners