10/02/2026
Nga 11 deri më 15 shkurt palestra ‘Sezai Surroi’ do të jetë spektakël i basketbollit për Kupën e Kosovës.
Më 11 shkurt do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale te femrat, ku do të përballen Peja 03 me United Basketball, si dhe Bashkimi - Prishtina, sfida që pritet të jenë shumë interesante.
Katër skuadrat do të japin maksimumin për të qenë pjesë e finales dhe për të fituar trofeun e çmuar në basketbollin e Kosovës. Finalja e femrave do të zhvillohet të premten.
Fitues aktual i Kupës është Bashkimi i Prizrenit, që synon të triumfojë sërish, derisa Peja 03, Prishtina dhe United Basketball synojnë finalen dhe trofeun.
Nga 11 deri më 15 shkurt do të zhvillohet Final 8 i Kupës së Ligës së Parë.
Tetë skuadra do të jenë në garë për trofeun e kësaj lige shumë të vlefshme. Përballjet pritet të jenë shumë interesante, ku tetë skuadrat do të japin maksimumin për të triumfuar.
Orari
Final 8 Liga e Parë (Meshkujt) dhe Final 4 Kupa e Kosovës (Femrat)
11.02.2026, Sezai Surroi, Prizren
E mërkurë ora 14:00 Proton Cable Prizreni vs Gjakova (GR-A)
E mërkurë ora 16:30 Ndeshja e parë gjysmëfinale e femrave: Peja 03 vs United Basketball
E mërkurë ora 19:00 Ndeshja e dytë gjysmëfinale: Bashkimi vs Prishtina
12.02.2026, Sezai Surroi, Prizren
E enjte ora 14:00 Istogu vs Kerasan (GR-D)
E enjte ora 1G:30 Neë Basket vs Drita (GR-B)
E enjte ora 19:00 KEKU vs Borea (GR-C)
13.02.2026, Sezai Surroi, Prizren
E premte ora 14:00, Ndeshja e parë gjysmëfinale Kupa Liga e Parë (GR A - GR D)
E premte ora 16:30 Ndeshja e dytë gjysmëfinale Kupa Liga e Parë (GR B vs GR C)
E premte ora 19:00 Ndeshja Finale Kupa Kosovës – Femrat
15.02.2026, Sezai Surroi, Prizren
E diel ora 19:30 Ndeshja Finale: Kupa Liga e Parë