10/02/2026
Bora - Trepça është ndeshja e parë, ku mitrovicasit fituan në takimin e parë me 23 pikë dallim, 64:87, dhe janë afër finales, derisa prishtinasit duhet të fitojnë me të paktën me 24 pikë dallim për tu kualifikuar në finalen e Kupës për herë të parë, derisa ‘Xehetarët’ janë fitues aktual të Kupës, kurse edicionin e kaluar fituan edhe titullin dhe Superkupën.
Sigal Prishtina – Bashkimi është përballja e skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës. Prizrenasit fituan në duelin e parë 83:67, ndërkohë që kryeqytetasit për tu kualifikuar në finale duhet të fitojnë me të paktën 17 pikë dallim.
Finalja do të zhvillohet më 18 shkurt.
Kupa e Kosovës-Gjysmëfinalet e kthimit
E MËRKURË
17:00 Bora - Trepça
20:00 Sigal Prishtina - Bashkimi
Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës premtojnë sfida interesante dhe në ndeshjet e kthimit.