11/02/2026
Nga 11 deri më 13 shkurt në Prizren mbahet FIBA Kampi i Potencialë për gjyqtarët e basketbollit.
Ky kamp shumë i rëndësishëm organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA Europe.
Kampi po mbahet në Prizren, aty ku sot fillojnë ndeshjet e Final 8 Kupës së Kosovës për Ligën e Parë dhe ku organizohet Final 4 i Kupës së Femrave, derisa ky kamp do të zgjatë deri të premten.
Në këtë kamp po marrin pjesë nëntë gjyqtarë nga Evropa, tre prej tyre nga Kosova.
Davorin Nakic, Shefi i Departamentit të Gjyqtarëve Evropianë në FIBA ka folur rëndësinë e këtij kampi dhe sa ju ndihmon gjyqtarëve gjatë ndeshjeve. “Ky Kamp është shumë i rëndësishëm për gjyqtarët e rinj. Kushtet janë shumë të mira nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Ky kamp është shndërruar në tradicional dhe besoj se do t’iu ndihmoj shumë gjyqtarëve të rinj”, u shpreh Nakic për faqen zyrtare të FBK-së.
Në këtë Kamp për tri ditë do të ligjërojnë Faton Kurshumlija, Sinisa Herceg dhe Georgios Tanatzis, të tre FIBA Instruktor. Po ashtu kanë marrë pjesë edhe gjyqtarë të FBK-së si përcjellës të kampit.
“Jam shumë i kënaqur me mbajtjen e këtij Kampi. Është shumë i rëndësishëm për gjyqtarët që do të gjykojnë në Final 8 të Kupës së Ligës së Parë të meshkujve dhe Final 4 të Kupës së Femrave”, është shprehur Faton Kurshumlija për faqen zyrtare të FBK-së.