13/02/2026
FIBA Masters Open 2026 - REGJISTRIMI ËSHTË HAPUR !!
Ftohen të gjitha ekipet 40+ nga Kosova të regjistrohen në edicionin e parë të FIBA Masters Open, që do të mbahet nga 4 deri më 12 korrik 2026 në Greqi.
✔️ Çmimet "Early Bird” janë deri më 28 shkurt
✔️ Regjistrimi mbyllet në fund të muajit prill
✔️ Basketboll dhe 3x3 kategori për të gjithë lojtarët 40+
Eventi nuk është i limituar vetëm për kombëtare. Mund të marrin pjesë klube, ekipe komunitare apo grupe të vetëorganizuara. Si dhe lejohet më shumë se një ekip nga i njëjti shtet.
Vendet janë të limituara dhe plotësohen sipas rendit të regjistrimit.
Procesi i regjistrimit dhe pjesëmarrjes zhvillohet drejtpërdrejt nga ekipet e interesuara dhe organizatorit të eventit, në përputhje me kriteret dhe kushtet e përcaktuara nga FIBA.
Regjistrimi:
https://register.event-works.com/fibamasters/fibamastersopen2026/e/ce/g/176030/
Informata shtesë:
https://masters.fiba.basketball/en