14/02/2026
Vëllaznimi e mbylli xhiron e 20 me një fitore shumë të vlefshme ndaj Sigal Prishtinës, duke triumfuar 74-69 pas një ndeshjeje të fortë dhe me shumë duele fizike deri në sekondat e fundit.
Takimi ishte i balancuar për pjesën më të madhe, me Sigal Prishtinën që kërkoi ritmin e saj përmes Bailey-t dhe Clarance, por vendasit gjetën përgjigje sa herë që mysafirët tentuan të afrohen në rezultat.
Momenti vendimtar erdhi në çerekun e katërt, ku Vëllaznimi ruajti qetësinë dhe shënoi pikë të mëdha në posedimet e fundit. Y. Anei ishte figura kryesore, duke dominuar në zonë dhe duke i dhënë skuadrës energji në të dyja anët e fushës, ndërsa J. Hellems mbajti peshën e sulmit me shënime në momente kyçe. Edhe pse Sigal Prishtina u rikthye disa herë në lojë – sidomos me presionin e Clarance dhe goditjet e Bailey-t por humbjet e topit dhe mungesa e saktësisë në aksionet e fundit e penguan përmbysjen.
Në fund, Vëllaznimi e administroi epërsinë me faulle taktike dhe realizim të saktë nga vija e lirë, duke e mbyllur ndeshjen 74-69 dhe duke marrë një fitore të madhe që i jep moral dhe momentum për vazhdimin e garës.