15/02/2026
Nga 11 deri më 13 shkurt është mbajtur FIBA Kampi për gjyqtarët potencial të basketbollit, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA Europe.
Kampi është organizuar në Prizren, ku është mbajtur Final 4 i Kupës së Femrave dhe Final 8 i Kupës së Ligës së Parë te meshkujt.
Në finalen e femrave ndërmjet Peja 03 dhe Bashkimit janë nderuar të gjithë pjesëmarrësit.
FIBA Instruktori Nacional dhe Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija ka nderuar me mirënjohje Davorin Nakiq, Shefi i Departamentit të Gjyqtarëve Evropianë në FIBA dhe Sinisa Herceg dhe Georgios Tanatzis, të dy FIBA Instruktorë.
Po ashtu të gjithë gjyqtarët, tre nga Kosova dhe gjashtë nga vendet evropiane u nderuan me mirënjohje.