Super ndeshjen në Prizren e fitojnë Portokallezinjtë

Super ndeshjen në Prizren e fitojnë Portokallezinjtë

15/02/2026

Në një super ndeshje, super atmosferë dhe shumë rikthime, Bashkimi fiton dramën ndaj GO+ Pejës  78:74.

Takimi ishte shumë interesant, ku verdhezinjtë e nisën fuqishëm ndeshjen, duke pasur epërsi deri në 20 pikë, 15:35, por vendasit të përkrahur nga publiku u rikthyen duke barazuar shifrat në 45:45, e më pas mysafirët sërish u shkëputën, por në castet e fundit dhe vendimtare, basketbollistët e Bashkimit ishin më të vëmendshëm, duke fituar derbin e javën së 20-të të ProCredit Superligës.

Ike Nëamu kishte 18 pikë e gjashtë kërcime te vendasit, kurse te mysafirët Logan Routt kishte 20 pikë, derisa Arti Hajdari 19.

Bashkimi ka 14 fitore e gjashtë humbje, kurse GO+ Peja dhjetë fitore e dhjetë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners