Drita shkëlqen në finale, fiton Kupën

Drita shkëlqen në finale, fiton Kupën

16/02/2026

Drita është skuadra fituese e Kupës së Ligës së Parë te meshkujt. Skuadra gjilanase në finale fitoi ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 88:106.

Në përballjen e zhvilluar në Prizren, aty ku u zhvillua finalja dhe Final 8, gjilanasit ishin në epërsi nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.

Medaljet e argjendta i ndan Faton Kurshumlija, Komesar i Garave në FBK dhe Artina Hasani, Drejtore e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, ndërkohë medaljet e arta, Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së dhe Rrahman Përteshi, anëtar i Bordit të FBK-së.

Çmimi MVP i takoi Jarvis Walker të Dritës, i cili në finale kishte 33 pikë e 11 kërcime, çmim që iu dorëzua dhe Përteshi.

Ndërkohë, trofeun e Kupës për kapitenin e Dritës e ndau Kurti.

Me këtë përfundoi Final 8, që filloi më 11 shkurt.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners