16/02/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, është hapur akreditimi për finalen e Kupës së Kosovës te meshkujt ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit.
Procesi i akreditimit do të zgjasë deri më 17 shkurt (e martë) në ora 16:00.
Emrat e gazetarëve mund të dërgohen në email-in bahri.rexha@basketbolli.com.
Mediat dhe gazetarët e akredituar do të njoftohen me email për marrjen e akreditimit.
Për shkak të numrit të kufizuar në palestër, numri i gazetarëve do të jetë i limituar.
Luteni që të dërgoni emrin, mbiemrin dhe mediat ku punoni.
Finalja Trepça - Bashkimi zhvillohet të mërkurën (18 shkurt) nga ora 19:30 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.