Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të

Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të

16/02/2026

Në javën e 20-të të ProCredit Superligës u zhvilluan shumë sfida interesante, ku fituesi është vendosur në momentet e fundit.

Basketbollisti me indeksin më të lartë në këtë xhiro ishte Shaquan Jules, 31. Jules ndaj Golden Eagle Yllit kishte 21 pikë, tetë kërcime dhe një asistim. Jules është njëri ndër basketbollistët më të dalluar të skuadrës prishtinase në këtë edicion, duke qenë kyç në formën e kryeqytetasve.

Trepça ka shënuar fitoren e 11-të radhazi në elitë, ku kësaj radhe fitoi ndaj Rahoveci 029. Më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 24 pikë, katër kërcime e një asistim.

Derbin e kësaj xhiro e fitoi Bashkimi ndaj GO+ Pejës, ku shkriu epërsinë prej 20 pikëve, e duke fituar me katër pikë dallim, ndërsa te Portokallezinjtë u dallua Ike Nwamu me 18 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Vëllaznimi fitoi ndaj Sigal Prishtinës në një dramë të zhvilluar në Gjakovë. Për kuqezinjtë kjo fitore ishte shumë e rëndësishme, ku u dalluan Yor Anei dhe Jericole Hellems. Anei kishte 24 pikë, tri kërcime dhe një asistim., kurse Hellems 21 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime.

MVP

Shaquan Jules (Bora) 21 pikë, 8 kërcime, 1 asistim, 31 indeksi

Top 5

Shaquan Jules (Bora) 21 pikë, 8 kërcime, 1 asistim, 31 indeksi

Drilon Hajrizi (Trepça) 24 pikë, 4 kërcime, 1 asistim, 24 indeksi

Yor Anei (Vëllaznimi) 24 pikë, 3 kërcime, 1 asistim, 22 indeksi

Ike Nwamu (Bashkimi) 18 pikë, 6 kërcime, 2 asistime, 17 indeksi

Jericole Hellems (Vëllaznimi) 21 pikë, 6 kërcime, 3 asistime, 21 indeksi 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners