Golden Eagle Ylli, kampion i Ligës Unike

Golden Eagle Ylli, kampion i Ligës Unike

26/03/2026

Golden Eagle Ylli për herë të dytë në histori të klubit ka fituar Ligën Unike. Therandasit në një sfidë shumë interesante fituan ndaj Pejës me rezultat 74:80.

Ndeshja nisi me ritëm të barabartë, por Ylli e mbylli çerekun e parë në epërsi 21:27. Skuadra nga Theranda ruajti avantazhin edhe në periudhën e dytë, duke shkuar në pushim me rezultat 41:46. Në çerekun e tretë, Ylli e thelloi epërsinë në 54:60, ndërsa në periudhën e fundit e menaxhoi mirë lojën dhe e mbylli takimin me rezultat 74:80.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Scott Bamforth me 22 pikë, 5 asistime dhe 4 treshe të realizuara, ndërsa Erjon Kastrati shtoi 15 pikë. Nga Peja, më efikasit ishin Cecil Ëilliams me 17 pikë, Dequian Bracey me 16 dhe Dejon Davis me 13 pikë.

MVP i Final 4 u shpall Scott Bamforth, i cili ndeshjen finale e mbylli me 22 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Vendi i tretë i takoi Besëlidhjes

Final 4 i Ligës Unike u zhvillua në Tiranë.

Kupën për kapitenin e Yllit, Gëzim Morina, ia dorëzoi Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari.

Ndërkohë, çmimin për MVP e dorëzoi Ersi Oruci, Sekretar i Përgjithshëm i FSHB-së.

Medaljet e arta i kanë ndarë Avni Ponari dhe Fatmir Gashi, nënkryetar i FBK-së, kurse medaljet e argjendta Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i FBK-së dhe Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës dhe Ylli Ujka, President i Klubit të Basketbollit Besëlidhja.

Ndërkohë, medaljet për vendin e tretë janë ndarë nga Valdet Spahija.

Pas ndeshjes finale me mirënjohje është nderuar Ylli Ujka për organizimin e Final 4, çmim që ia dhurua nga Avni Ponari, e po ashtu janë nderuar edhe gjyqtarët e finales, çmime që u ndan nga Adriatik Rraci dhe Ersi Oruci.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners