26/03/2026
MVP i Final 4 u shpall Scott Bamforth, i cili ndeshjen finale e mbylli me 22 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.
Finalja e Ligës Unike u zhvillua ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit, që përfundoi me fitoren e therandasve 74:80.
Bamforth kishte zhvilluar edhe një super ndeshje ndaj Besëlidhjes në gjysmëfinale, duke merituar çmim e MVP, që iu dorëzua nga Ersi Oruci, Sekretar i Përgjithshëm i FSHB-së.