04/04/2026
Mitrovicasit vazhduan serinë pozitive, duke mundur Rahoveci 029 në udhëtim 84:97 (24:19, 23:24, 20:24, 17:30)
Kampionët kanë siguruar më herët pozitën e parë, derisa ‘Vreshtarët’ deri në fund do të luftojnë për mbijetesë.
Sfida ishte më e rëndësishme për vendasit që deri në fund tentuan për fitore, megjithatë mysafirët bën dallimin e madh në dhjetë minutat e fundit për të vazhduar me fitore.
Te vendasit u dalluan J'von McCorrmick me 20 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime dhe Kentrell Pullian me 22 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Sek Henry me 20 pikë e shtatë kërcime dhe Drilon Hajrizi me 18 pikë, dhjetë kërcime e pesë asistime.
Rahoveci 029 numëron nëntë fitore e 18 humbje, ndërsa Trepça 24 fitore e tri humbje.