Besim Vitaku në FIBA Potential National Referee Camp në Vjenë

Besim Vitaku në FIBA Potential National Referee Camp në Vjenë

07/04/2026

Nga 30 mars deri më 4 prill është mbajtur FIBA Potential National Referee Camp në Vjenë, ku ka marrë pjesë edhe gjyqtari nga Kosova, Besim Vitaku.

Në këtë Kamp kanë marrë pjesë 24 gjyqtarë nga e gjithë Evropa, duke përfshirë shtete të ndryshme si: Franca, Greqia, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Polonia, etj.

Besim Vitaku është kandidat për licencim nga FIBA Europe për periudhën 2027-2029.

Përgjegjës për këtë kamp kanë qenë instruktorët Andrej Jelen (Slloveni) dhe Paul Valentin (Austri).

Ligjërues po ashtu ka qenë edhe Manuel Mazzoni, zëvendës menaxheri i departamentit të gjyqtarëve të FIBA-s.

Vitaku ka pasur mundësi të gjykojë ndeshjen hapëse të këtij turneu të organizuar për këtë kamp në grupmoshën U20 meshkuj.

Gjyqtari nga Kosova ka qenë i nominuar si Referee Observer, e më pas ka qenë i nominuar për çerekfinalen e këtij turneu. Ai ka qenë gjyqtar i 4 (StandBy Referee) në gjysmëfinalen e meshkujve për grupmoshën U20.

Kjo ka qenë një përvojë shumë e mirë për gjyqtarin nga Kosova, i cili këtë përvojë do ta zbatojë në vendin tonë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners