11/04/2026
Therandasit i nisin garat e “Play-off”-it me fitore, duke mundur Pejën 93:82 (21:18, 18:20, 28:24, 26:20), në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund.
Sfida ishte mjaft interesante, ku vendasit kishin epërsi të lehtë, derisa fitoren shumë të vlefshme e siguruan në fund, duke krijuar epërsi në çerekfinale.
Tyreek Smith kishte 22 pikë e pesë kërcime te vendasit, ndërsa Scott Bamforth e mbylli ndeshjen me 21 pikë e tre asistime, kurse Daquan Bracey kishte 22 pikë e pesë asistime për mysafirët.
Çerekfinalja e dytë zhvillohet në Pejë, derisa në finale kalon skuadra që shënon dy fitore.