Bashkimi i afrohet titullit me fitoren dramatike ndaj Peja 03

Bashkimi i afrohet titullit me fitoren dramatike ndaj Peja 03

12/04/2026

Kampionet fituan 75:72 (16:18, 20:20, 19:15, 20:19), në një super përballje të zhvilluar në Prizren.

Ndeshja nga fillimi deri në fund ka qenë shumë interesante dhe e baraspeshuar, por me rikthime në rezultat, derisa përfundoi me fitoren e prizrenaseve.

Waggoner Dontavia kishte 24 pikë e nëntë kërcime për vendaset, derisa Alexis Mead shtoi 25 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te mysafiret u dalluan Adrienne Godbold me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Arbnore Përquku me 18 pikë e katër asistime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Pejë, derisa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners