23/04/2026
Trepça triumfoi në gjysmëfinalen e parë të “Play-off”-it, duke mundur Pejën me shifrat 86:78 (24:21, 24:16, 13:17, 25:24).
Përballja ishte mjaft interesante, derisa u zhvillua në palestrën e stërmbushur në Mitrovicë. Vendasit për një nuancë ishin më të mirë në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me shifrat 48:37, por mysafirët nuk u dorëzuan dhe u rikthyen në pjesën e dytë, por vetëm duke ngushtuar shifrat, derisa ‘Xehetarët’ triumfuan 86:78.
Te vendasit, Dardan Kapiti kishte 12 pikë e 11 kërcime, kurse Drilon Hajrizi kishte 17 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime, kurse te Peja më i miri ishte Dardan Berisha me 19 pikë, katër kërcime e pesë asistime.
Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Pejë, kurse skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.