24/04/2026
Play-off-i i ProCredit Superligës hyn në një fazë vendimtare me zhvillimin e ndeshjeve të dyta gjysmëfinale.
Në duelet e para, KB Bashkimi dhe KB Trepça arritën fitore të rëndësishme, duke marrë epërsinë në seri. Megjithatë, tash gjithçka zhvendoset në Prishtinë dhe Pejë, ku priten përballje edhe më të forta.
KB Bora dhe KB Peja do të kërkojnë të shfrytëzojnë përkrahjen e publikut vendas për të barazuar serinë, ndërsa Bashkimi dhe Trepça synojnë fitoret e dyta që do t’i afronin një hap më pranë finales.
Ndeshjet e para në të dyja çiftet gjysmëfinale u karakterizuan nga një rivalitet i madh dhe u vendosën nga detajet, çka premton edhe më shumë dramë në vazhdim.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa çdo posedim mund të jetë vendimtar në garën për finale.
GJYSMËFINALJA II
E shtunë
19:30 Bora – Bashkimi
E diel
19:30 Peja – Trepça