25/04/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës ka hapur zyrtarisht thirrjen për sponsorisim për Festivalin e MiniBasketbollit 2026, i cili do të mbahet më 1 qershor në Prishtinë.
Ky festival do të mbledhë mbi 150 fëmijë nga e gjithë Kosova, duke krijuar një ambient sportiv, edukativ dhe argëtues për gjeneratat e reja. Përmes kësaj thirrjeje, FBK fton kompanitë dhe partnerët të bëhen pjesë e këtij eventi, duke përfituar nga mundësi të shumta promovimi dhe ekspozimi.
Sponsorët do të kenë mundësi të jenë të pranishëm në emërtimin e eventit, në hapësirat e festivalit përmes materialeve promocionale, si dhe në kanalet digjitale të FBK para, gjatë dhe pas aktivitetit.
Afati për aplikim është i hapur deri më 8 maj 2026.
Federata e Basketbollit e Kosovës ka hapur zyrtarisht thirrjen për sponsorisim për Festivalin e MiniBasketbollit 2026, i cili do të mbahet më 1 qershor në Prishtinë.