Bashkimi një hap më afër finales

Bashkimi një hap më afër finales

29/04/2026

Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Borës me rezultat 88-73 në Prizren, duke kaluar në epërsi 2-1 në serinë gjysmëfinale të Playoff-it në ProCredit Superliga e Kosovës.

Skuadra mysafire e nisi më mirë ndeshjen, duke fituar çerekun e parë, por nga periudha e dytë e tutje Bashkimi mori kontrollin e lojës dhe u shfaq më dominues deri në fund.

Te Bashkimi u dallua Shannon Shorter me 22 pikë dhe 6 kërcime, ndërsa kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Kenny Wooten me 15 pikë dhe 9 kërcime, si dhe Valon Bunjaku me 11 pikë, duke realizuar 3 nga 3 tentimet për tri pikë.

Te Bora më efikasi ishte Jordan Dingle me 25 pikë dhe 6 kërcime.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners