14/06/2026
Për dy me radhë është zhvilluar turneu ndërkombëtar FIBA 3x3 ECQ Prishtina 2026.
Fundjava ishte e pasur me basketboll cilësor 3x3, ku 12 shtete morën pjesë në të dyja konkurrencat.
Pas shumë sfidave interesante u zhvilluan finalet, ku te Azerbajxhani triumfoi, pasi në finale mundi Irlandën 21:20.
Ndërkohë te meshkujt, fituese ishte Irlanda, që në finale mundi Qipron 21:13.
Kosova në konkurrencën e femrave pësoi nga Azerbajxhani 21:5, kurse meshkujt ditën e shtunë janë mundur nga Qipro dhe Irlanda.
MVP te femrat është shpallur Alexandra Mollenhauer e Azerbajxhanit, çmim që iu nda nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.
Ndërkohë, te meshkujt, MVP është shpallur Matt Treacy i Irlandës, çmim që iu nda nga Cihan Yilmaz, Drejtor Gjeneral i Bankës TEB, Sponsor Gjeneral i Përfaqësueseve të Kosovës.
Yilmaz ndau edhe shpërblimin në konkurrencën e femrave, ndërsa te meshkujt e ka ndarë, Arben Fetahu, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.