Kosova publikon 12-shen përfundimtare

Kosova publikon 12-shen përfundimtare

22/06/2026

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zyrtarizuar listën prej 12 basketbollisteve që do ta përfaqësojnë vendin në FIBA Women's European Championship for Small Countries 2026, turne që do të zhvillohet nga 23 deri më 28 qershor 2026 në palestrën sportive Karagaç në Pejë.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Lorik Kllokoqi, Kosova synon të paraqitet sa më denjësisht para tifozëve vendas në këtë ngjarje të rëndësishme evropiane.

12 basketbollistet e përzgjedhura janë:

Aulona Muhadri

Saranda Daci

Merisa Bilalli

Diedona Halitaj

Enisa Kamerolli

Elsa Shala

Agnesa Rrahmani

Besjana Martinaj

Tia Tuhina

Malvina Haziri

Gerta Hoti

Astera Tuhina

Kampionati pritet të sjellë ndeshje interesante dhe atmosferë të veçantë në Pejë, ndërsa vajzat e Kosovës do të kërkojnë mbështetjen e tifozëve për të arritur rezultate sa më të mira në arenën ndërkombëtare.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners