Kosova në FIBA YDF në Turqi

Kosova në FIBA YDF në Turqi

23/06/2026

Kosova po merr pjesë me ekipet e vajzave dhe djemve në FIBA Youth Development Fund (YDF), që po mbahet nga 22 deri më 27 qershor në Çanakkale të Turqisë. Ky kamp zhvillimor mbledh talentet e reja nga Kosova, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, duke u ofruar atyre mundësinë për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të avancuar zhvillimin e tyre sportiv.

Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga trajnerët Egzon Uka dhe Hasan Bytyqi, të ndihmuar nga Adel Imeri dhe Destan Sedolli.

Në konkurrencën e djemve, Kosovën e përfaqësojnë Riyad Gashi, Art Nesushta, Menar Misini, Mal Shala, Endi Gashi, Ber Kito, Shuajb Myrta, Amar Januz, Lum Krasniqi, Trim Demaliaj, Leon Lyta dhe Lejth Robeli.

Ndërkohë, te vajzat janë përzgjedhur Sara Rexhaj, Sara Gjergjizi, Amra Surdulli, Blerza Rama, Bora Bajrami, Dea Mullaliu, Naytra Muzlukaj, Arbresha Ajazi, Mirnesa Jukoviq, Xhesika Berisha, Dua Rasimi dhe Ylleza Syla.

Orari i ndeshjeve të Kosovës

23 qershor

13:00 – Vajzat: Kosova – Rumania

15:00 – Djemtë: Kosova – Rumania

25 qershor

17:00 – Vajzat: Turqia – Kosova

19:00 – Djemtë: Turqia – Kosova

26 qershor

17:00 – Vajzat: Kosova – Bullgaria

19:00 – Djemtë: Kosova – Bullgaria

27 qershor

09:00 – Vajzat: Maqedonia e Veriut – Kosova

11:00 – Djemtë: Maqedonia e Veriut – Kosova

 

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners