Faleminderit Arbnore Përquku!

Faleminderit Arbnore Përquku!

24/06/2026

Pas shumë vitesh sakrifice, përkushtimi dhe krenarie, Arbnore Përquku pensionohet nga Përfaqësuesja e Kosovës, duke lënë pas një histori që do të mbetet përgjithmonë pjesë e basketbollit të Kosovës.

Që nga ditët e para të Përfaqësueses sonë e deri te paraqitjet e fundit në arenën ndërkombëtare, Arbnorja ishte një lidere e vërtetë në parket. Me karakterin e saj luftarak, qetësinë në momentet më të vështira dhe dashurinë e pakushtëzuar për fanellën e Kosovës, ajo u bë simbol i një gjenerate që ndihmoi në ndërtimin e identitetit të basketbollit tonë në Evropë.

Në çdo paraqitje, ajo luajti me zemër. Në çdo turne, ajo dha maksimumin. Në çdo fitore dhe humbje, ajo ishte aty për Kosovën.

Ajo ishte frymëzim për bashkëlojtaret, shembull për gjeneratat e reja dhe ambasadore e basketbollit të Kosovës kudo që luajti.

Për vite me radhë, ajo mbajti me krenari ngjyrat dardane dhe ndihmoi që emri i Kosovës të dëgjohej në skenën ndërkombëtare. Përkushtimi, profesionalizmi dhe dashuria e saj për Kombëtaren do të mbeten model për të gjithë ata që do të vijnë pas saj.

Sot, teksa mbyllet një kapitull i madh i karrierës së saj me fanellën e Kosovës, një gjë është e sigurt: emri i Arbnore Përqukut do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së basketbollit kosovar.

Arbnore Përquku ka luajtur me Kosovën në garat ndërkombëtare, që nga pjesëmarrja e Kosovës A Femrat.

Paraqitja e parë ishte në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla në Qipro më 2021 në Qipro, ku Dardanet u renditen në vendin e tretë. Në këtë garë, ajo luajti katër ndeshje, aq sa edhe më 2022, po të njëjtën garë.

Më 2024, ky Evropian u zhvillua në Prishtinë, ku Përquku luajti në pesë ndeshjet.

Në përgjithësi te Kosova ka mesatare prej 11.2 pikë për ndeshje, 4.1 kërcime dhe 5.3 asistime.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners