27/06/2026
E nderuara familja Oskaçeku,
I dashur komunitet i basketbollit,
Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Naser Oskaçeku.
Ai gjithmonë do të kujtohet për veprat e mira dhe kontributin e jashtëzakonshëm në sportin prizrenas, por edhe të Kosovës.
Naser Oskaçeku ishte një person me vlera të jashtëzakonshme që do të mbeten motivim për gjeneratat që do të vijnë.
Ai ka dhënë kontribut të madh për KB Bashkimin dhe KBF Bashkimin.
Naser Oskaçekun do ta kujtojmë gjithmonë si punëtor të jashtëzakonshëm e shembull për të gjithë.
Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Oskaçeku dhe gjithë komunitetin e basketbollit.
Me Respekt,
Arben Fetahu,
Kryetar i FBK-së