Tuhina dhe Daci në Top 5 të Evropianit

Tuhina dhe Daci në Top 5 të Evropianit

29/06/2026

Është shpallur Pesëshja më e Mirë (All-Star Five) e FIBA Women's European Championship for Small Countries 2026, turne që u zhvillua në Pejë dhe mblodhi gjashtë përfaqësuese evropiane.

Në përzgjedhjen e lojtareve më të mira të kampionatit janë përfshirë dy basketbolliste të Kosovës, dy të Shqipërisë dhe një e Maltës, kampiones së këtij edicioni.

Pesëshja më e mirë e kampionatit përbëhet nga:

Astera Tuhina (Kosova)

Saranda Daci (Kosova)

Ornela Lalaj (Shqipëria)

Enisa Semanjaku (Shqipëria)

Amber Constance Melgoza (Malta)

Përfshirja e Astera Tuhinës dhe Saranda Dacit në pesëshen ideale është një vlerësim i rëndësishëm për paraqitjet e tyre gjatë gjithë kampionatit, ku ndihmuan Kosovën të përfundonte në vendin e tretë pas fitores bindëse ndaj Armenisë.

Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA Europe, u përmbyll me sukses në Pejë, duke sjellë basketboll cilësor dhe një organizim të vlerësuar nga pjesëmarrësit dhe zyrtarët e FIBA-s.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners