23/07/2026
Kosova U18 meshkujt e ka mbyllur në mënyrën më të mirë fazën e grupeve në FIBA U18 EuroBasket, Divizioni C, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi.
Dardanët e rinj triumfuan bindshëm ndaj Armenisë me rezultat 90:65, duke konfirmuar formën e shkëlqyer dhe duke e përfunduar fazën e grupeve me bilanc perfekt.
Me tri fitore në po aq ndeshje, Kosova avancon me meritë në gjysmëfinale, ku do të vazhdojë rrugëtimin drejt objektivave të saj në Shkodër.