25/07/2026
Përfaqësuesja e Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve është kualifikuar në finale të FIBA U18 EuroBasket, Divizioni C, që po zhvillohet në Shkodër.
Dardanët fituan ndaj Shqipërisë me rezultat bindës 83-51 në ndeshjen gjysmëfinale, duke siguruar kështu vendin në finalen e këtij kampionati.
Kosova zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në të dyja anët e parketit, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe rezultatin nga fillimi deri në fund.
Finalja zhvillohet nesër, me fillim nga ora 20:30, ku Kosova do të përballet me fituesin e gjysmëfinales ndërmjet Maltës dhe Andorrës [25.07 - ora 20:30].