25/07/2026
Përfaqësuesja U18 e Kosovës te meshkujt siguroi finalen e FIBA U18 EuroBasket, Divizioni C, pasi mposhti Shqipërinë me rezultat 83:51 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Shkodër.
Dardanët e rinj treguan paraqitje bindëse nga fillimi deri në fund për të fituar me meritë.
Finalja zhvillohet nesër, me fillim nga ora 20:30, ku Kosova do të përballet me Andorrën.