Malvina Haziri në pesëshen më të mirë të Evropianit U18, Divizioni C

Malvina Haziri në pesëshen më të mirë të Evropianit U18, Divizioni C

27/07/2026

Basketbollistja e Kosovës, Malvina Haziri, është përzgjedhur në All-Star Five të FIBA U18 Women's EuroBasket, Divizioni C, pas paraqitjeve të shkëlqyera gjatë kampionatit të zhvilluar në Pejë.

Haziri ishte një nga lojtaret më të dalluara të Kosovës gjatë gjithë turneut, duke udhëhequr Kosovën në këtë turne. Kontributi i saj në sulm dhe mbrojtje u vlerësua nga FIBA, e cila e përfshiu në pesëshen më të mirë të kampionatit.

MVP e kampionatit është shpallur Katerina Shakalli e Qipros, derisa në Top 5 kanë hyrë edhe Caitlyn Grace Grima dhe Claire Portelli të Maltës dhe Nitsa Sabadashvili e Gjeorgjisë.

Çmimet i ka ndarë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners