Besim Bytyqi shpallet MVP

Besim Bytyqi shpallet MVP

27/07/2026

Basketbollisti i Kosovës, Besim Bytyqi, është shpallur Lojtari Më i Vlefshëm (MVP) i FIBA U18 EuroBasket 2026, Divizioni C, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme që e udhëhoqën Kosovën drejt titullit të kampionit.

Bytyqi ishte lideri i Dardanëve të rinj gjatë gjithë turneut në Shkodër, duke regjistruar mesatarisht 19.2 pikë, 4.2 kërcime, 3.8 asistime dhe 4.4 topa të vjedhur për ndeshje. Performancat e tij të shkëlqyera i siguruan çmimin individual më prestigjioz të kampionatit.

Në finalen ndaj Andorrës, të fituar nga Kosova me rezultat 91:49, Bytyqi ishte sërish vendimtar me 26 pikë, 4 kërcime, 5 asistime dhe 6 topa të vjedhur, duke kurorëzuar një turne perfekt për Kosovën, që e mbylli garën pa asnjë humbje.

Përveç çmimit të MVP-së, Besim Bytyqi u përfshi edhe në All-Star Five të kampionatit. Në pesëshen më të mirë u përzgjodh edhe Lis Binishi, duke e bërë Kosovën ekipin me më së shumti përfaqësues në formacionin ideal të turneut.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners