27/07/2026
Në kuadër të Projektit për Grumbullimet Rajonale Seleksionuese U13, vajzat dhe djemtë e gjeneratës 2013–2014 patën mundësinë të shfaqin talentin e tyre para trajnerëve të angazhuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Përmes këtij projekti synohet identifikimi dhe zhvillimi i brezit të ardhshëm të basketbollit kosovar, duke u ofruar të rinjve mundësi për t’u vlerësuar dhe për të avancuar në kuadër të programeve zhvillimore të FBK-së.
Grumbullimet rajonale përbëjnë një tjetër hap të rëndësishëm drejt Kampit Nacional U13 dhe përfaqësimit të Kosovës në programet zhvillimore të FIBA-s.
Grumbullimi i fundit do të mbahet më 29 korrik në Pejë, ndërsa testimet finale do të zhvillohen më 1 dhe 2 gusht në Prishtinë.