FBK publikon kalendarin e aktiviteteve për përgatitjen e edicionit garues 2026/27

FBK publikon kalendarin e aktiviteteve për përgatitjen e edicionit garues 2026/27

27/07/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar kalendarin e aktiviteteve dhe proceseve kryesore që do të zhvillohen gjatë muajve gusht dhe shtator, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e edicionit garues 2026/27.

Licencimi i klubeve

Procesi i licencimit të klubeve do të zhvillohet nga 5 deri më 14 gusht, periudhë gjatë së cilës klubet duhet të përgatisin dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me Rregulloren për Licencimin e Klubeve të FBK-së.

Afati kalimtar dhe regjistrimi i lojtarëve

Nga 14 deri më 21 gusht do të zhvillohen:

  • afati kalimtar veror;
  • regjistrimi dhe licencimi i lojtarëve në platformën digjitale të FBK-së;
  • dorëzimi i Listës Paraqitëse të klubeve.

Hedhja e shortit për edicionin 2026/27

21 gusht do të organizohet hedhja e shortit për garat e edicionit 2026/27, ku do të përcaktohet renditja e ndeshjeve për:

  • ProCredit Superligën e Meshkujve;
  • Superligën e Femrave;
  • Ligën e Parë të Meshkujve;
  • Ligën Zhvillimore U21 të Vajzave;
  • Ligën e Dytë të Meshkujve.

Ora, vendi i mbajtjes dhe agjenda e hedhjes së shortit do të bëhen të ditura me kohë.

FIBA SCOD Klinika

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri garues, më 5 dhe 6 shtator do të organizohet FIBA SCOD Klinika për gjyqtarët dhe vëzhguesit.

FBK fton të gjitha klubet që t'i respektojnë afatet e përcaktuara dhe t'i planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me këtë kalendar, me qëllim të një fillimi sa më të suksesshëm të edicionit garues 2026/27.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners