15/09/2026
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në mbledhjen e mbajtur më 15 shtator 2026, ka marrë vendim për shtyrjen e afatit kalimtar për kategoritë e reja deri më 30 shtator 2026.
Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesave të pranuara nga klubet lidhur me afatin kalimtar për kategoritë e reja.
Afati i ri vlen në mënyrë të njëjtë për të gjitha klubet anëtare të FBK-së dhe u mundëson atyre që të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të përfundojnë procedurat për regjistrimin e lojtarëve të kategorive të reja.
Shtyrja e afatit është bërë duke marrë parasysh se fillimi i ligave të kategorive të reja është planifikuar për 10/11 tetor 2026, në mënyrë që klubet të kenë kohën e nevojshme për përfundimin e procedurave përkatëse, pa ndikuar në përgatitjet për fillimin e garave.
Vendimi i Bordit të FBK-së hyn në fuqi nga dita e miratimit, më 15 shtator 2026.