18/09/2026
Këtë fundjavë nis edicioni i ri i ProCredit Superligës, ku që në xhiron e parë na presin katër përballje interesante.
Ndeshja hapëse do të zhvillohet të shtunën nga ora 17:00, ku Sigal Prishtina përballet me Pejën, një duel mes dy skuadrave me traditë të madhe në basketbollin e Kosovës.
Po të shtunën, nga ora 19:00, Rahoveci do të jetë nikoqir i Trepçës, kampiones aktuale të Kosovës, ndërsa ndeshja e fundit e së shtunës është nga ora 20:00 me përballjen ndërmjet Borës dhe Vëllaznimit, që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Xhiroja e parë vazhdon të dielën me një tjetër ndeshje interesante. Nga ora 17:00, Bashkimi do të përballet me Golden Eagle Yllin, që është takimi i fundit për javën e parë.
Katër ndeshje, tetë skuadra dhe një fillim që premton rivalitet dhe emocione që nga xhiroja e parë.
ProCredit Superliga – Xhiro 1
E shtunë
17:00 | Sigal Prishtina – Peja
19:00 | Rahoveci 029 – Trepça
20:00 | Bora – Vëllaznimi
E diel
17:00 | Bashkimi – Golden Eagle Ylli