18/09/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, si vazhdimësi e bashkëpunimit, edhe në edicionin 2026/27, ndeshjet e ProCredit Superligës do të transmetohen në Art Motion dhe Kujtesa.
Vazhdimi i këtij bashkëpunimi mundëson që tifozët e basketbollit kosovar të vazhdojnë t’i ndjekin ndeshjet e elitës së basketbollit vendor dhe emocionet nga parketet e Kosovës përmes Art Motion dhe Kujtesa.
Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh falënderimin për Art Motion dhe Kujtesa për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndër vite, si dhe për kontributin e tyre në transmetimin dhe promovimin e basketbollit të Kosovës.
Edicioni 2026/27 i ProCredit Superligës pritet të sjellë rivalitet të madh, ndeshje interesante dhe shumë emocione, të cilat tifozët do të kenë mundësi t’i ndjekin në Art Motion dhe Kujtesa.
Bashkëpunimi vazhdon, ndërsa ProCredit Superliga vazhdon në ekranet tuaja!