18/09/2026
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka aprovuar listat e gjyqtarëve dhe vëzhguesve për edicionin garues 2026/2027.
Pas shqyrtimit të propozimeve përkatëse dhe në përputhje me kompetencat që rrjedhin nga Statuti i FBK-së, Bordi ka marrë vendim për aprovimin e tri listave që do të jenë pjesë e organizimit të garave në edicionin e ri.
Me këtë vendim janë aprovuar Lista e gjyqtarëve, Lista e vëzhguesve, si dhe Lista e vëzhguesve “Observer” të gjyqtarëve për edicionin garues 2026/2027.
Listat e aprovuara do të jenë në fuqi për edicionin garues 2026/2027.