Ndeshja Sigal Prishtina - Peja nuk do të zhvillohet

Ndeshja Sigal Prishtina - Peja nuk do të zhvillohet

18/09/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton opinionin se ndeshja e xhiros së parë të ProCredit Superligës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, e paraparë të zhvillohet nesër, nuk do të zhvillohet.

Arsyeja është pamundësia e Sigal Prishtinës për sigurimin e Letter of Clearance (LoC) për lojtarët e saj nga FIBA, si pasojë e bllokimit të procedurave përkatëse.

Në përputhje me rregulloret në fuqi, ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar.

Federata e Basketbollit e Kosovës do të procedojë në përputhje me rregulloret dhe procedurat përkatëse të garave.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners