19/09/2026
Grupi SAVA për të dytin edicion radhazi Sponsor Zyrtar i Statistikave të ProCredit Superligës
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon Grupin SAVA – Sava Sigurimi dhe Sava Jetë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj basketbollit të Kosovës.
Për të dytin edicion radhazi, Grupi SAVA do të jetë Sponsor Zyrtar i Statistikave të ProCredit Superligës, duke vazhduar bashkëpunimin me FBK-në edhe në edicionin 2026/2027.
Përmes këtij partneriteti, Grupi SAVA vazhdon të mbështesë prezantimin e statistikave të ProCredit Superligës dhe zhvillimin e basketbollit në vend.
Federata e Basketbollit e Kosovës falënderon Sava Sigurimi dhe Sava Jetë për besimin, bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.