Granit Rugova pranohet në programin prestigjioz FIBA NXT Leaders

Granit Rugova pranohet në programin prestigjioz FIBA NXT Leaders

22/09/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) vazhdon të përfaqësohet në programet prestigjioze ndërkombëtare të FIBA-s.

Granit Rugova, Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në FBK, është pranuar në programin prestigjioz FIBA NXT Leaders, një iniciativë e FIBA-s e fokusuar në zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të liderëve në basketboll.

Pranimi i Rugovës në këtë program paraqet një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë profesional, shkëmbimin e përvojave me pjesëmarrës nga federata të ndryshme dhe përvetësimin e njohurive të reja në fushën e lidershipit, menaxhimit dhe zhvillimit të basketbollit.

Pjesëmarrja e tij në FIBA NXT Leaders vazhdon njëkohësisht përfaqësimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës në këtë program ndërkombëtar, pas diplomimit të suksesshëm të Adriatik Rracit në edicionin paraprak.

Përmes programeve të tilla, FBK synon ngritjen e vazhdueshme profesionale të stafit të saj dhe shkëmbimin e përvojave me federatat dhe profesionistët e basketbollit në nivel ndërkombëtar.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners