24/09/2026
Peja ka pësuar humbje nga Dinamo Bukuresht me rezultat 58:96 (11:27, 18:14, 12:27, 17:28), në ndeshjen e parë kualifikuese të FIBA Europe Cup.
Skuadra rumune e nisi më mirë takimin në palestrën “Karagaçi” në Pejë, duke krijuar epërsi që në çerekun e parë, të cilin e fitoi 11:27. Pejanët reaguan në periudhën e dytë, duke qenë më të mirë me rezultat 18:14, ndërsa në pushim Dinamo shkoi me epërsi 29:41.
Në pjesën e dytë, mysafirët ngritën ritmin dhe thelluan dallimin. Dinamo fitoi periodën e tretë 12:27, ndërsa të fundit 17:28, për rezultatin përfundimtar 58:96.
Te Peja, Robert Smith dhe Xavier Johnson shënuan nga 11 pikë, ndërsa te Dinamo Bukuresht më të dalluarit ishin DJ Burns dhe Derrick Marks me nga 16 pikë. Burns kompletoi paraqitjen e tij edhe me 11 kërcime, duke regjistruar “double-double”.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Dinamo Bukuresht dhe Pejës do të zhvillohet më 30 shtator në Bukuresht.
Kualifikimet e FIBA Europe Cup zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa fituesi i duelit siguron kalimin në fazën e rregullt të kësaj gare evropiane.