Xhiroja e dytë sjell përballje interesante në ProCredit Superligë

Xhiroja e dytë sjell përballje interesante në ProCredit Superligë

25/09/2026

ProCredit Superliga vazhdon këtë fundjavë me xhiron e dytë e cila hapet në Rahovec, ku Rahoveci 029 do të zhvillojë ndeshjen e dytë radhazi para publikut vendas. Pas përballjes me Trepçën në javën e parë, rahovecasit kësaj radhe presin Bashkimin, që e nisi edicionin e ri me një fitore bindëse ndaj Golden Eagle Yllit. 

Mbrëmja e së shtunës sjell edhe një nga përballjet tradicionale të basketbollit kosovar, atë ndërmjet Trepçës dhe Pejës. Për kampionët aktualë kjo do të jetë ndeshja e parë në “Minatori” në edicionin e ri. Për Pejën, ndërkaq, do të jetë paraqitja e parë në parket këtë sezon, pasi ndeshja e javës së parë ndaj Sigal Prishtinës nuk u zhvillua.

Të dielën, vëmendja fillimisht zhvendoset në Gjakovë, ku Vëllaznimi pret Sigal Prishtinën në palestrën “Shani Nushi” nga ora 17:00. Kuqezinjtë do të synojnë të reagojnë para tifozëve të tyre pas humbjes ndaj Borës në xhiron e parë. Në anën tjetër, kjo do të jetë ndeshja e parë e Sigal Prishtinës në edicionin e ri.

Xhiron e mbyll përballja Golden Eagle Ylli – Bora, të dielën nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershori”. Një duel që pritet të jetë mjaft interesant, duke marrë parasysh synimet e të dyja skuadrave në këtë edicion.

Orari i Xhiros II:

E shtunë

17:00 | Rahoveci 029 – Bashkimi

19:00 | Trepça – Peja

E diel

17:00 | Vëllaznimi – Sigal Prishtina

19:00 | Golden Eagle Ylli – Bora

Të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë do të transmetohen drejtpërdrejt në Art Motion, ndërsa biletat për ndeshjet e kësaj jave mund të blihen në KickTick.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners