Kampionët pa problem ndaj Vreshtarëve

Kampionët pa problem ndaj Vreshtarëve

08/11/2026

Kampionia në fuqi, Trepça, ka shënuar fitore bindëse ndaj Rahovecit 029 me rezultat 92:58, në kuadër të javës së tetë të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

“Xehetarët” dominuan takimin nga fillimi deri në fund, duke kontrolluar lojën dhe rezultatin, ndërsa mysafirët nuk arritën t’i bëjnë ballë skuadrës mitrovicase.

Trajneri i Trepçës u dha hapësirë të gjithë basketbollistëve në këtë përballje, ku më i dalluari ishte Kenneth Hasbrouck, i cili e përfundoi ndeshjen me 19 pikë.

Në anën tjetër, Rahoveci 029, që u paraqit në këtë sfidë me vetëm një basketbollist të huaj, nuk arriti të rivalizojë kampionët. Te mysafirët, më i dalluari ishte Visar Ejupi me dhjetë pikë.

Trepça ka gjashtë fitore e dy humbje, kurse Rahoveci 029 dy fitore e gjashtë humbje.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners