08/11/2026
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore bindëse ndaj nënkampionit të Kosovës, Bashkimit, me rezultat 105:86, në kuadër të javës së tetë të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.
Therandasit treguan paraqitje shumë të mirë në këtë përballje, duke qenë skuadër më e mirë që nga fillimi i takimit. Vendasit kontrolluan lojën dhe rezultatin, duke mos u lejuar mysafirëve të rrezikojnë fitoren e tyre.
Te Golden Eagle Ylli, më i dalluari ishte Davontrey Thomas, i cili realizoi “double-double” me 25 pikë e dhjetë kërcime, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në triumfin e skuadrës së tij.
Në anën tjetër, te Bashkimi u dallua Shannon Shorter me 26 kërcime, ndërsa Divine Myles shtoi 23 pikë, por paraqitja e tyre nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen.
Golden Eagle Ylli numëron pesë fitore e tri humbje pas tetë xhirosh, kurse Bashkimi gjashtë fitore e dy humbje.