12/11/2026
ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së nëntë, të cilat do të zhvillohen nga 13 deri më 15 nëntor.
Xhiroja hapet të premten, me fillim nga ora 17:00, me përballjen ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit. Kryeqytetasit vijnë pas fitores dramatike ndaj Pejës dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive, ndërsa gjakovarët kërkojnë fitoren e dytë sezonale. Në përballjen e parë mes këtyre dy skuadrave, të zhvilluar në Gjakovë, kishte triumfuar Sigal Prishtina.
Të shtunën, nga ora 19:30, Bora rikthehet në palestrën “1 Tetori”, ku do të përballet me Golden Eagle Yllin. Prishtinasit synojnë fitoren e dytë ndaj suharekasve këtë sezon, pas triumfit në përballjen e parë. Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve në xhiron e kaluar.
E diela sjell dy përballje të tjera, duke filluar nga ora 17:00 me duelin Peja – Trepça. Pejanët nuk kanë shënuar fitore në kampionat që nga shtatori, kur kishin mposhtur pikërisht Trepçën në Mitrovicë. Përballja e radhës me kampionët në fuqi paraqet një mundësi për t'i dhënë fund kësaj serie negative, ndërsa mitrovicasit synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive në kampionat.
Xhiroja përmbyllet në Prizren, ku Bashkimi pret Rahovecin 029. Prizrenasit kërkojnë rikthimin te fitoret pas humbjes ndaj Golden Eagle Yllit e në anën tjetër, Rahoveci 029, që po kalon një periudhë të vështirë, shpreson të bëj befasi.
E premte, 13 nëntor
17:00 – Sigal Prishtina vs. Vëllaznimi
E shtunë, 14 nëntor
19:30 – Bora vs. Golden Eagle Ylli
E diel, 15 nëntor
17:00 – Peja vs. Trepça
19:30 – Bashkimi vs. Rahoveci 029