13/11/2026
Superliga e Femrave në basketboll vazhdon me xhiron e gjashtë, në kuadër të së cilës do të zhvillohen dy përballje në Mitrovicë dhe Pejë.
Në Mitrovicë, Trepça pret Pejën 03 në palestrën “Minatori”. Mitrovicaset vijnë pas humbjes ndaj Bashkimit me rezultat 36:77 në xhiron e kaluar, ndërsa përballë do të kenë një nga skuadrat pretendente për titull. Në anën tjetër, Peja 03, që pushoi në xhiron e pestë, do të kërkojë të vazhdojë me rezultate pozitive dhe të ruajë pozitën në krye të renditjes.
Në përballjen e parë mes këtyre dy skuadrave, të zhvilluar në Pejë, kishte triumfuar Peja 03 me rezultat 102:44.
Takimi tjetër zhvillohet të hënën, nga ora 17:00, ku Penza pret Bashkimin në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Të dyja skuadrat kanë regjistruar nga tri fitore dhe një humbje në katër ndeshjet e para, duke e bërë këtë duel veçanërisht të rëndësishëm në garën për kreun e tabelës.
Penza vjen pas fitores bindëse ndaj Prishtinës me rezultat 124:49, ndërsa kampionia në fuqi, Bashkimi, triumfoi ndaj Trepçës me rezultat 77:36. Në përballjen e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon, Penza kishte shënuar fitore në udhëtim me rezultat 77:72.
Penza - Bashkimi do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në Art Motion.
Në këtë xhiro pushon skuadra e Prishtinës.
E shtunë, 14 nëntor
14:00 | Trepça – Peja 03, “Minatori”, Mitrovicë
E hënë, 16 nëntor
17:00 | Penza – Bashkimi, “Karagaçi”, Pejë